Llojet e fobive dhe trajtimi i tyre
Fobia është një gjendje psikologjike, një lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj një objekti apo situate të caktuar.
Specialisit i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Imri Zabeli për portalin rtv21.tv ka treguar se fobitë zhvillohen gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.
Sipas tij, ende nuk është e qartë se cilët janë shkaktarët e fobisë.
“Shkaktaret i gjejmë të lidhur me ngjarje të frikshme ose rrethana stresuese, por akoma nuk është plotësisht e qartë për shkaktarët e vërtetë që shkaktojnë fobi. Përvojat personale të frikshne gjatë zhvillimit të individit, si dhe ekspozimi në ambiente/familje që kanë fobi të ndryshme janë ndër precipituesit e fobive”, ka thënë Zabeli.
Simptomat e fobive sipas psikologut janë, rrahjet e shpejta të zemrës, frymëmarrje e shkurtër, djersitje, shqetësime në lukth, barkqitje, vjellje, marramendje dhe parehati.
Për portalin rtv21.tv, Zabeli ka treguar se ka fobi specifike që janë të ndërlidhura me një shkaktar të vetëm si fobia nga kafshët, nga debtisti, inekcioni si dhe fobitë komplekse që shkaktaret janë më kompleks si, agorophobia (ambienti i hapur), claustrofobinë (frika nga ambientet e mbyllura) dhe fobia sociale.
Sipas psikologut, fobitë nga insektet janë më të zakonshmet dhe më të përhapurat.
Zabeli gjithashtu ka folur edhe për trajtimin e fobive, teksa ka thënë se trajtimi psikologjik është më efektivi. Sipas tij, nuk rekomandohet trajtimi me ilaqe./21Media