Vritet me armë gjuetie një 30-vjeçar në Podujevë

Një 30-vjeçar ka vdekur si pasojë e gjuajtjes me armë gjuetie sot në fshatin Pakashticë të Podujevës.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se Policia ka arrestuar një person.
Ahmeti ka thënë se në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë, teksa ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
”Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button