Kërkesat për leje-qëndrime për të punuar në Kosovë, cilët shtetas të huaj prijnë?

Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar të dhënat për qytetarët e huaj që kanë kërkuar lejeqëndrim në Kosovë.

Duke u bazuar në këto të dhëna, kërkesë për leje qëndrim në Kosovë gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2023 kanë bërë 7924 qytetarë, prej tyre meshkuj 4334 (55%) dhe femra 3590 (45%).

Numri i shtetasve të huaj që aplikuan për të marrë leje-qëndrim për të punuar në Kosovë ishte 4 mijë e 439.

Listën e kërkesave për leje-qëndrim për punë e kryesojnë qytetarët turk, serb, shqiptarë, bengal, të Maqedonisë së Veriut dhe 958 të tjerë, për të cilët MPB nuk ka ofruar të dhëna për shtetësisë e tyre./21Media

Back to top button