Kërkohet dënim për të akuzuarit në “Monstra”

 

Pala mbrojtëse e rastit “Monstra” në seancën që po mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit i ka shprehur fjalët përfundimtare.

Kanë deklaruar se pajtohen me fjalët përfundimatare që u shprehën paraprakisht nga prokurorja Fatime Fetai.

Kjo nënkupton, se avokatët e viktimave kanë kërkuar që të akuzuarit të dënohen, ashtu siç ka kërkuar prokurorja Fetait dhe kanë kërkuar dëmshpërblim.

Paraprakisht fjalët përfundimtare për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës i ka dhënë prokurorja Fatime Fetai, e cila ishte shkak që më 29 janar të realizohet edhe protestë kundër saj.

Në fjalët përfundimtare, Fetai tha se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq i kanë kryer vrasjet, ndërkaq Haki Aziri akuzohet se u ka ndihmuar, por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. E sa i përket Fejzi Azirit, prokuroria atë e akuzon për veprën se ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhequr ngase nuk ka prova.

Rastin “Monstra” e ka komentuar edhe kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski. Ai ka deklaruar se rigjykimi i rastit bazohet në dëshmi të forta dhe se rasti nuk është i montuar. /TV21

Back to top button