Kërkohet dorëheqja e saj, Hajdari: Nuk shoh arsye për ta bërë këtë

Kërkohet dorëheqja e saj, Hajdari: Nuk shoh arsye për ta bërë këtë
Pas arrestimeve të sotme në Ministrinë e Ndërmarrësisë Industrisë dhe Tregëtisë, të shumta kanë qenë reagimet.

Derisa udhëheqjësja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari lidhur me rastin mbajti konferencë për media.

Ajo tha se nuk e sheh ndonjë arsye për të dhënë dorëheqj.

Sa i përket dorëheqjes sime, unë s’e shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe të them me përgjegjësi e siguri të plotë, dhe nuk shoh asnjë arsye e as thjesht dyshim te zyrtarët që janë të ndalur sot”, tha ajo, përcjell portali rtv21.tv.

Por të kundërtën po e mendojnë nga opozita

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se në mungesë të shkarkimit, dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari sot.

“Puna, suksesi dhe përgjegjësia e saj u panë: kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore. Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral, profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit. Për keqardhje!”, shkroi ajo në facebook

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se deklaratat e ministres Rozeta Hajdari lidhur me aksionin e sotëm të policisë, janë sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.Ai ka thënë se në këtë rast vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit.

“Deklarata publike e ministres Hajdari se gjoja policia gjatë aksionit ka vepruar në kundërshtim me ligjin për informacionin e klasifikuar, është sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Kjo deklaratë është bërë me vetëm një qëllim, atë të pengimit të hetimeve ku subjekt si titullar është vet Hajdari. Vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit të plotë dhe efikas”, ka thënë Tahiri.

Kurse dorëheqjen e ministers e kanë kërkuar edhe nga Institudi Demokratik i Kosovës.

“Duke ditur ndjeshmërinë e rastit dhe përfshirjen e zyrtarëve tëlartë ministror, KDI vlerëson se është i nevojshëm edhe lirimi nga detyra i ministres Rozeta Hajdari, për të mundësuar njëproces penal efektiv e të pandikuar politikisht. Njëherit, KDI kërkon nga të gjithë akterët, e në veçanti zyrtarët në pushtet, qëtë rezervohen nga çfarëdo deklarimi apo përfshirje që mund t’a ndikojë procesin e hetimit dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button