Spalletti i gatshëm të përballet në gjyq me Napolin

“Sky Sport Italia” e konfirmon se Luciano Spalletti pritet që të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë, dhe se ai është i gatshëm që të përballet në gjyq me ish-klubin e tij, Napolin.

“La Gazzetta dello Sport” bëri të ditur sot se FIGC është e gatshme që të emërojë Spallettin në krye të Kombëtares së Italisë nesër, raporton KosovaPress.yrtarizohet si trajner i Italisë, dhe se as Spalletti e as FIGC nuk do t’i paguajnë dëmshpërblim Napolit për ta liruar trajnerin nga marrëveshja aktuale me klubin.

64 vjeç kishte rënë dakord në një klauzolë lirimi prej tre milionë eurosh kur ai u largua nga Napoli në fund të sezonit të kaluar.

Sipas Gianluca Di Marzios, do të jetë përgjegjësia e Spallettit për tu përballur në një luftë gjyqësore me ish-punëdhënësin e tij, Aurelio De Laurentiis.

Ky skenar mund të ndodh pasi që De Laurentiis dhe avokati i Napolit, Mattia Grassani kanë thënë se klauzola e lirimit duhet të paguhet për ta lënë të lirë Spallettin.

Back to top button