Kërkohet fillimi i procesit të reformës zgjedhore

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) po vlerëson se zgjedhjet kanë pamundësuar efikasitetin e punës së Kuvendit, për çka në tryezën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 dhe ndikimi i saj në punën e Kuvendit të Kosovës”, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të reflektojnë për reformën zgjedhore.
Gjatë kësaj tryeze u kritikua numri i vogël i seancave të mbajtura gjatë vjeshtës, ndërkohë që nuk mbetën pa u përmendur as mungesat jo të pakta të deputetëve në to.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu tha se Kosova deri tash ka arritur standarde në proceset zgjedhore në rajon.
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezantuan një raport dhe një analizë të shkurtër që trajtojnë në dy forma të ndryshme tematikat e tryezës.
Në prezantimin e raportit “Dy raunde të zgjedhjeve lokale – dy lloje fushatash”, Eugen Cakolli, tha se në formatin e fushatës, dy raundet e zgjedhjeve shpërfaqën qasje të ndryshme nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre. /21Media
 

Back to top button