Sa persona u arratisën sivjet nga burgjet e Kosovës

Duke “u sjellur mirë” kur dalin për punë jashtë qelive, të burgosurit më së shpeshti tentojnë të arratisën! Sivjet dy të mitur arritën të ikin nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan. Por, atyre nuk iu shkoi gjatë!
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Florent Gashi për portalin rtv21.tv konfirmoi se pasi ishin arratisur të njëjtit brenda ditës janë kapur nga Policia dhe janë kthyer prapa grilave.
“Zakonisht në rastet e arratisjes apo tentim arratisjes nga ana e të burgosurve, mashtrimet me të theksuara bëhen nga ata të burgosur, të cilët janë duke punuar jashtë ambientit ku banojnë, këta të burgosur tentojnë të mashtrojnë me sjelljet e tyre te “mira” false”, u shpreh Gashi duke shtuar se të burgosurit në institucione korrektuese merren me aktivitete të ndryshme, si: aktivitete sportive, puna në institucione (mirëmbajtje, kuzhine, saldim, suvatim, ndërtimtari, blegtori, pemëtari), e shumë aktivitete tjera si certifikimi për kryerjen e zanateve në elektro, sanitari (ujësjellës, nxemje), ndërtimtari (murator, suvatim, vendosje të pllakave të qeramikës etj.), axhustator, kurse kompjuterike, etj.
Aktualisht numri i të burgosurve në institucione korrektuese në Kosovë është 1 mijë e 751, prej tyre 1 mijë e 120 janë të dënuar, ndërsa 631 janë të paraburgosur./21Media

Back to top button