9 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sipas njoftimit të Ministrisë, sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.
Në total numri i rasteve aktive është 314. Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2 mijëe 096 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.
Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media 

Back to top button