Kërkohet nga Edi Rama të heqë dorë nga legjislacioni për mediat

Ramës i kërkuan që në iniciativa të tillë të përfshijnë gazetarët, organizatat qeveritare dhe institucionet ndërkombëtare

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari ka treguar se European Centre for Press and Media Freedom, Reports Without Borders, European Federation of Journalists dhe PEN International, i janë drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama duke i kërkuar të heqë dorë nga iniciativa për ndryshimin e legjislacionit për media. Sipas Kusarit, përmes kësaj letre i është kërkuar Ramës që në iniciativa të tilla të përfshihen gazetarët, organizatat qeveritare dhe institucionet ndërkombëtare.

“1. tenton të rregullojë mediat online përmes një organi shtetëror në vend të vetërreugllimit dhe

2) tenton të bëjë të detyrueshëm regjistrimin e mediave online pranë një organi shtetëror.

Projektligjet janë draftuar fshehurazi nga mediat.

Kërkuam nga ai që në inciativa të tilla të përfshihen gazetarët, organizatat qeveritare dhe institucionet ndërkombëtare.”, ka shkruar Kusari.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para dy muajsh ka marrë vendim që mediat online të regjistrohen si biznese në Shqipëri, përfshirë edhe disa media online të Kosovës./21Media

Back to top button