Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve në rastin “Brezovica”

 
Prokuroria Themelore në Feriza, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., – zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:
Dokumente të tatimit në prone, Dokumente të MMPH-së, Dokumente me plane, Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë), Lista me numra të parcelave, Telefon “Samsung S7”, Telefon Poco X3, Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro, Para të gatshme 705,00 USD, Para të gatshme 170,00 CHF, Para të gatshme 60,00 Pound,Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274, Thika të ndryshme (13 copë), Dorëz e revoles (1 copë), Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë), Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë), Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë), Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe Pranga të Policisë (1 palë).
Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator, Një (1) jelek anti-plumb,Një (1) thikë ushtarake, Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek, Një (1) gaz maskë, Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,Dy (2) fishek të armës së gjatë, Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm, Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës, Dy (2) fishek të pistoletës E43,Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,Dy (2) radiolidhje Sëiter, Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm, Një (1) palë dylbi “Tento X50”, Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme, Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta, Një (1) shufër metalike, Radiolidhje Motorolla, Një (1) telefon “Iphone 11” dhe Një (1) telefon “Huawei”./21Media

Back to top button