Kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve lidhur me aksionin për fajde në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se , ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër (4) të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Detyrimi” nga neni  328 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës dhe  “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par.3 lidhur me par.2, të KPRK-ës.

Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura./21Media

 

Back to top button