Vizita mjekësore falas nga mjekët amerikanë në Gjakovë

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare Ereniku në Gjakovë sot janë zhvilluar vizita falas nga mjekët amerikanë. Numri i pacientëve në këto vizita ishte 350.

Mjeket amerikane janë profesioniste te fushave te ndryshme të mjekësisë si: Mjek te Përgjithshëm, Dentiste, Oftalmolog.

Përveç, shërbimeve falas, pacientet do të marrin edhe ilaçe dhe syze falas.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim të ngushtë në mes të “Operacionit Shpresë e Ripërtërirë” nga SHBA, Komunës se Gjakovës he Kishës Protestante Ungillore “Kisha Rilindja e Kosovës” Gjakovë./21Media 

Back to top button