Kërkohet paraburgim ndaj një personi për bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda sot ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 Korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatëzëni.”, ka informuar prokuroria përmes komunikatës.

Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh./21Media

Back to top button