Drenasi me rrethinë për 10 orë pa ujë

 

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sot informoi se komuna e Drenasit me rrethinë nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm për 10 orë.

Sipas KRU” Prishtina” sh.a, ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00-20:00.

“Si shkak i punimeve teknike nga Ndërmarrja  “Iber Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 24 shkurt , e mërkurë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë.” bëri të ditur KRU” Prishtina” sh.a./21Media

Back to top button