​Kërkohet paraburgim ndaj një të pandehuri për trafikim me njerëz në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit 30 ditë ndaj të pandehurit A.P.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri ka marrë pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.

Prokuroria thotë se me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale trafikimi me njerëz.

Back to top button