Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre në Korçë

Nënë e bijë janë  gjetur të vdekura sot rreth orës 16: 42 në  shtëpinë e tyre në Korçë.

Sipas raportimeve dy gratë njëra ., 75 vjeçe dhe vajza e saj 54 vjeçe nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda.

Mediat në Shqipëri raportojnë se  dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button