Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve P.S., A.V. dhe S.A., të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

”Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, më 11 Gusht 2021, rreth orës 17:30 minuta, në Gjilan, të pandehurit e lartshënuar kanë poseduar me qëllim shpërndarje dhe shitje substanca narkotike, të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 11kg e 550 gr, e cila është sekuestruar nga Policia e Kosovës. Ndërsa, i pandehuri S.A., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi ka mbajtur në pronësi dy (2) pistoleta, një (1) karikator dhe njëqindeshtatëdhjetegjashtë (176) fishekë, të cilat iu janë sekuestruar”, është bërë e ditur në komunikatë.

Back to top button