Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkohet paraburgim për dy personat që sulmuan me granatë dore disa lokale në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e paraburgimit  kundër të pandehurve A.D., dhe G.H., me dyshimin se të njëjtit kanë hedhur granëty dore përballë tre lokaleve, duke shkaktuar dëme të mëdhë.

“Me datë 09 qershor 2023, i pandehuri G.H, e dërgon me veturë të pandehurin A.D., në rrugën “11 Marsi 1981“, i cili vazhdon deri në sheshin e qytetit dhe duke qëndruar përballë disa lokaleve, e hedhë mjetin e rrezikshëm – granatën e dorës, me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit do të mbahet nesër. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button