Kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarin .M., inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit“, dhe për për S.S., nga Novi Pazari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit“

“ I dyshuari Q.M., inspektor i ATK në Mitrovicë, dyshohet se me datë 24 prill 2024, në parkingun e Terminalit Doganor në Mitrovicë, si person zyrtar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar shumën e të hollave prej njëqindetridhjetepesë (135) euro, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare. I dyshuari S.S., dyshohet se me qëllim të lehtësimit të procedurave për lirimin e mallit, i jepë dhuratë personit zyrtar shumën prej njëqindetridhjetepesë (135) euro, e gjithë kjo me qëllimin që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas njoftimit s eanca dëgjimore për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve pritet të mbahet ditën e premte, datë 26 prill 2024, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë./21Media

Back to top button