Kërkohet paraburgim për policin që dyshohet për “dhunim” e “shantazh”

 
Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për dhunim, shantazh dhe fotografim apo incizim të paautorizuar.
Prokuroria Themelore në Pejë​, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar sot se ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj të pandehurit (zyrtar policor), G.L., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit.
Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Pejë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale./21Media

Back to top button