Përfshihet nga zjarri një barnatore

Një barnatore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se nga ky zjarr nuk ka të lënduar.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin./21Media

Back to top button