Reagon Sindikata e Policisë pas ​suspendimit të policit Amir Hoxha

 
Zyrtari policor, Amir Hoxha është suspenduar nga puna në afat prej tre ditë, kjo pasi ai përmes rrjeteve sociale i kishte kritikuar shpenzimet e deputetëve dhe i kishte shprehur pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.
Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate të fundit, thotë se është në mbrojtje të të gjithë pjestarëve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore.
Sindikata e Policisë ka njoftuar se do të monitorojë çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë.
Në reagimin e tyre thuhet se rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.
Edhe Inspektorati Policor i Kosovës është sqaruar rreth suspendimit të policit Amir Hoxha. Përmes një njoftimi në ”Facebook”, IPK ka bërë të ditur se nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendimin dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës./21Media

Back to top button