Kërkohet qasje e re e Kosovës karshi politikës integruese në BE
Hoti: Mosmarrëveshjet me shtetet fqinje vënë në pikëpyetje iniciativën
Kosova duhet të ketë një qasje të re karshi politikës integruese në BE, kjo arrihet përmes bashkëpunimit me fuqitë e mëdha dhe anashkalimit të iniciativave rajonale si “mini-shengeni Ballkanik”. U tha në konferencën lidhur me procesin e Berlinit dhe sundimin e ligjit që u organizua nga Demokracia Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer./21Media