Kërkohet që Qeveria t’i publikojë shpenzimet e Kurtit në SHBA e Zvicër

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të publikojë shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA dhe në Zvicër.
Duke e quajtur “të dështuar” këtë vizitë, Gjoshi me anë të një postimi në “Facebook” ka thënë se qytetarët duhe ta dijnë se sa para i ka shpenzuar kryeministri dhe ekipi i tij në atë që ai e quan “ekskursion pranveror”.
“Albin Kurti mundet të mos i marrë meditjet, por kjo nuk është kostoja e vetme e një udhëtimi zyrtar. Aty hyjnë edhe shpenzimet e tjera si hotelet, ushqimi, biletat e aeroplanit, etj. Kurti duhet ta inicojë vetë publikimin e të gjitha shpenzimeve dhe të mos presë kërkesat e mediave për qasje në dokumente publike. Dhjetëra mijëra euro janë shpenzuar kot në këtë vizitë të dështuar dhe pa kurrfarë rezultatesh”, ka shkruar Gjoshi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer dje në Kosovë, pas një vizite 20 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër/21Media

Back to top button