Kjo është arsyeja pse Ukraina e dëshiron sistemin e raketave me rreze të gjatë veprimi

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje për sisteme raketash me rreze më të gjatë veprimi, ndërsa përpiqen të zmbrapsin forcat ruse në jug dhe lindje.
Gjatë gjithë luftës ka pasur hezitim nga NATO për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, nga frika e provokimit të një konflikti më të gjerë me Moskën.
Por në 24 orët e fundit doli se SHBA-të po priren drejt dërgimit të sistemeve të raketave të shumta lëshuese (MLRS), raporton CNN.
Lëshuesi M270 MLRS i përdorur nga SHBA mund të lëshojë deri në 12 raketa në më pak se 60 sekonda.
Saktësia ruhet në të gjitha mënyrat e qitjes, sepse kompjuteri ri-orienton lëshuesin ndërmjet raundeve, thotë ushtria.
Në varësi të municioneve që përdoren, MLRS mund të godasë objektivat deri në 186 milje larg./21Media

Back to top button