Kërkohet Qeveri pro-Amerikane

Në këtë kohë kur vendi është pa institucione të reja, Kuevnd dhe Qeveri, një ekim prej kongresistësh Amerikan të përbërë nga kongresisti republikan Mike Turner dhe kongresisti demokrat Donald Norcross qëndruan në Kosovë. Të dy kongresistët që u takuan me presidentes, Vjosa Osmani, janë edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, prandaj presidentja tha se biseduan për sfidat e sigurisë dhe mundësisë së përafrimtit  të Kosovës me NATO-n, por edhe për  thëllimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA. Presidentja pas një aktiviteti iu përgjigj edhe zyrtarit Amerikan, Philip Reeker,  i cili ka thënë se Kosovës i duhet një Qeveri që është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-të.

‘’Në Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë Qeveri anti Amerikane. Në Kosova ka pasur gjithnjë dhe do të ketë gjithnjë  edhe në të Ardhmen Qeverinë pro-Amerikane që mund të gjejë ndokush, për shkak se e kemi popullin më pro-Amerikan në botë. Secila Qeveri që vjen,vjen nga ky popull. Nuk mund të ketë dallime mes popullit që kriojn Qeveri dhe votuesve që krijojnë Qeveri përderisa secila Qeveri i ka metodat e veta mënyrën se si punon me partnerët. Unë ju sugjerojë që ti adresoni pyetjet në Qeveri. Sa i përket mua si presidente mund t’iu sigurojë se kam pasur dhe do të vazhdojë të kem një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngusht me SHBA-të. SHBA-ja është partner i pazëvëndësueshëm”, tha Osmani

Presidentja Osmani kritikoi deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk arritën të formojnë institucionet e reja. Shprehu shqetësim se mund të ketë zvarritje edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit në mungesë të një konsensusi politik.

‘’Shqetësim ka sepse nuk është largë koha kur kishim situata të tilla, këto vec sa ndodhën këto zvarritje. Por, po shpresojë shumë se kjo të ketë qenë një mësim dhe një përvojë nga e cila të gjitha partitë politike të kenë mësuar se zvarritja  është mbi të gjitha është në dëmë të interesave të Kosovës.”, u shpreh Osmani.

Presidentja i është përgjigjur edhe akuzave të deputetëve të partive të ish-opozitës se ajo po i shërben Albin Kurtit dhe është nën urdhrat e Dejona Mihalit.

‘’As nuk ia vlenë të merrëm asnjë sekondë me akuzat e Ganimete Musliut. Kemi gjëra më të rëndësishme…”, tha ajo.

Ndërkohë, politologu Albinot Maloku vlerëson se presidentja, Vjosa Osmani, nuk ka qenë gjithmonë në krye të detyrës së saj, por ka kalkuluar politikisht për mundësinë e rikandidimit edhe për një mandat tjetër si presidente.

‘’Intepretimi thelbësor është tek kalkulimet e mundësisë së jetësimit të vullnetit të saj sa i përket rikandidimit të saj si presidente e vendit.  Shefja e shtetit nuk ka qenë në përputhje me rendin kushtetues sa i përket veprimeve të saj në momente specifike, tha për rtv21 Maloku.

Duke analizuar kërkesën e SHBA-së dhe BE-së që në të ardhmen të ketë një Qeveri stabile dhe më bashkëpunuese, politilogu Albinot Maloku thotë se partitë  politike duhet t’i kenë parasysh kërkesat e faktorit ndërkombëtar.

‘’Shprehja se Kosovës i duhet një Qeveri e cila është më bashkëpunuese me SHBA-të i bie që nuk kemi pasur një Qeveri të tillë ”, shtoi Maloku.

Presidetja, Vjosa Osmani, ditë më parë ka caktuar 28 dhjetorit kur duhet të mbahen zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. /RTV21/21Media

 

Back to top button