Kërkohet të punohet në përmirësim të ajrit në Kosovë

Përmes eventit “Era Dimën” është përmbyllur sot projektin trevjeçar për cilësinë e ajrit, mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MÇ). Përmes këtij aktiviteti përmbyllës u ritheksua nevoja për përmirësim të ajrit në Kosovë.
I ngarkuari me punë pranë Ambasadës amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe u shpreh se të gjitha vendet duhet të marrin vendime të vështira me qëllim që të mbrojnë cilësinë e ajrit.
Sipas tij, cilësia e ajrit në Kosovë është shpeshherë më e ndotur se ajo në Pekin e në New Delhi, prandaj ai u shpreh se mbështet një të ardhme të shëndetshme për qytetarët e Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Mahmoud Bah u shpreh se përmes aktiviteteve për cilësinë e ajrit qytetarët e Kosovës do të përfitojnë më shumë llogaridhënie dhe transparencë gjithandej institucioneve në vend.
Bah shtoi se përmes qasjes në informacione mjedisore mund të rritet kontributi i Kosovës në arritjen e objektivave globale për luftimin e efekteve negative të ndryshimeve klimatike.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se përmirësimin e cilësisë së ajrit është ndër prioritet e tij në qeverisjes e tij.
Ai theksoi se përmes shtrirjes së rrjetit të ngrohjes qendrore dhe ridefinimit të qendrës besojnë se do të përmirësohet cilësia e ajrit në kryeqytet.
Përparim Rama, i cili sapo ka ardhur në krye të Prishtinës u shpreh se ndotjen e ajrit do e luftojnë edhe përmes zgjerimit të hapësirave gjelbëruese.
“Projekte kyçe janë shtrirja e rrjetit të ngrohjes qendrore nëpër lagjet e reja dhe për këtë kërkoj bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë me MÇÇ-në edhe në projekte që kanë synim cilësinë e jetës së banorëve të Prishtinë, dhe njëkohësisht me rëndësi shumë të madhe dhe ruajtjen e pyjeve dhe zonave të gjelbra që për fat të keq po shkaktohet nga prerjet ilegale të drunjve… Në këtë kontekst kanë planifikuar projektin e ridefinimit të qendrës, e ky do nis nga pjesa e qytetit të vjetër e deri tek rrethi i flamurit. Deri tani në Prishtinë prioritet i është dhënë veturave ndërsa, shumë më pak transportit publik e gati hiq transportit alternativ apo këmbësorëve, synimi ynë është ta përmbysim këtë hierarki duke e vendosur këmbësorin të parin, transportin alternativ dhe atë publik të dytin dhe me numër të shtuar të autobusëve elektrik dhe autobusëve me lirim të ulët të gazrave ndërsa veturat do i lëmë të tretat apo fundit. Ridefinimi i qendrës parasheh krijimin e 6 pikave me parkingje nëntokësore që e shndërrojnë Prishtinën në 7 minuta qytet”, theksoi ai.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi u shpreh se përmes mbledhjes dhe publikimit të të dhënave për ajrin, synohet që të ndikohet në aspektin e përmirësimit të cilësisë së ajrit në Kosovës.
Ndonëse virutalisht në këtë kësaj ngjarje u bashkuan edhe ekspertë dhe aktivistë të çështjeve klimatike, të njohur ndërkombëtarisht si, Ëolfgang Blau, Romain Lacombe dhe Çhrista Hasenkopft, të cilët ndanë ekspertizën e tyre rreth cilësisë së ajrit.
Në kuadër të kësaj konference u lansa edhe dokumentari përmbledhës mbi punën e MFK-së dhe partnerëve të saj drejt përmirësimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, si dhe libri “Era dimën” me rrëfime personale, arti dhe aktivizmi për të frymëzuar ndryshimet mjedisore në Kosovë.

Back to top button