KESCO: Qytetarët po ngrohen me rrymë, Qeveria nuk i subvencionon më kursimtarët

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka thënë se nuk ka pasur rritje të tarifave fundore të energjisë elektrike dhe se rritja e fundit e tyre, rreth 15 për qind në krahasim me të një viti më parë, është vendosur më 1 prill. Në një komunikatë sqaruese pas reagimeve të qytetarëve për fatura të larta të rrymës në dhjetor, KESCO-ja ka thënë se rritja është për shkak se konsumatorët po ngrohen me energji dhe mossubvencionimit nga Qeveria për ata që kursejnë energjinë, në krahasim me një vit më parë.

“KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik që nuk ka pasur rritje të tarifave fundore. Tarifat e energjisë elektrike janë rishikuar dhe rritur afërsisht 15% krahasuar me tarifat 2022-2023, me vendim të ZRrE-së, më 1 prill 2023. Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRrE-së. Efekti tjetër i rritjes së vlerës së faturës është që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer energji elektrike”, thuhet në reagimin e KESCO-s./21Media

Back to top button