Aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, 5 të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete sot rreth orës 13:00 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datë 26.12.2023 rreth orës 13:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku raportojnë se në aksident janë të përfshira një kamion, një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë (5) persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan. Sipas mjekut kujdestar të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmani.

Sipas Policisë, shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga hetues policorë të njësisë së trafikut rrugor./21Media

Back to top button