Këshilli i Prindërve: Mësimi të shtunave është gabim, ai do të refuzohet

“Mësimi nuk bëhet me zor! Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm!”, kështu ka bërë të ditur sot Këshilli i Prindërve të Kosovës.
KPK ka reaguar duke shkruar se fëmijët kanë të drejta dhe se duhet të mbrohen.
Sot është raportuar se ka pasur mungesë të nxënësve në disa shkolla.
Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) para dy ditësh ka informuar se dita e shtunë, 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat. MAShTI ka potencuar se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor, të cilat duhet të zëvëndësohen. Ndërsa, Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se kompensimi për orët e humbura gjatë grevës nuk do të bëhet këtë të shtunë, siç ka thënë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci./21Media

Back to top button