MAShTI: Të shtunën ka mësim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) sot informoi se dita e shtunë, 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat.

MAShTI potencoi se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor të cilat duhet të zëvëndësohen.

“Për shkak të çrregullimeve në pandemi, humbjet në arsim në Kosovë janë shumë të mëdha, derisa këto humbje janë shtuar edhe më shumë për shkak të grevave. Muajt në vijim mund të ketë çrregullime potenciale që mund të shkaktohen nga problemet e furnizimit me energji elektrike andaj, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit, është jo vetëm i dëmshëm, por edhe qëllimkeq e tendencioz.”, u bë e ditur në njoftim.

MAShTI kërkoi që të gjitha shkollat të organizohen sa më mirë për mbajtjen e orëve të humbura për shkak të grevës, ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar.

“Inspektorati i Arsimit do të jetë në terren dhe do ta mbikqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor. Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive për sigurimin e organizimit dhe mbarëvajtjes së mësimit në arsimin parauniversaitar, presim që komunat të sigurohen për realizimin e kalendarit shkollor duke filluar nga kjo e shtunë.”, informoi MASHTI.

Ndryshe, Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj deklaroi se kompensimi për orët e humbura gjatë grevës nuk do të bëhet këtë të shtunë, siç ka thënë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button