​Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet sot nga ora 16:00 sipas kohës sonë lokale.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e para e vendit tonë pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Back to top button