Këshilli Prokurorial kërkon që Qeveria të distancohet nga deklaratat e Sallahut

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ndërprerë bashkëpunimin me Qeverinë pasi këta të fundit nuk u distancuan nga deklarata e zëvendësministrit Blerim Sallahu.
Sallahu ka deklaruar se “prokurorët janë të involvuar në veprimtari kriminale dhe piramida kriminale”.
“Përkundër bashkëpunimit të deritashëm reciprok në procese të ndryshme me Ministrinë e Drejtësisë, siç janë: rishikimi funksional, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë dhe shprehjes së vullnetit të mirë të sistemit prokurorial për ta forcuar bashkëpunimin në avancim të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, deklaratat e fundit, të bëra nga Zëvendësministri i Drejtësisë, i cili i ka quajtur prokurorët të involvuar në veprimtari kriminale, e bëjnë të pamundur bashkëpunimin ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial, Prokurorit të Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë lëshuar sot takimin që kanë pasur me Ministrinë e Drejtësisë.
“Është e pakuptimtë që ne të flasim në suaza të respektit, kolegjialitetit dhe mirëbesimit me dikë që i quan prokurorët të involvuar ne veprimtari kriminale”, thuhet tutje në reagim.
KPK ka lënë megjithatë një derë të hapur për bashkëpunim por sipas tyre kjo do të bëhet “duke e ruajtur ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë institucionale”./21Media

Back to top button