Këshilli Shtetëror i Cilësisë akrediton edhe tetë programe akademike

 
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar një pikë të rendit të ditës, miratimin e tetë raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë për akreditim të programeve akademike.
KShC thotë i ka miratuar të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është përmbyllur procesi i akreditimit për vitin 2021.
“Në mbledhjen e sotme, KShC-së ju ka bashkuar edhe anëtari ndërkombëtar, Klemen Miklavič, i cili më parë është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Me zgjedhjen e Miklavič është krijuar mundësia për vendimmarrje në proces të akreditimit”, thuhet në njoftimin e KShC-së./21Media

Back to top button