Këshilltari Chollet telefonon Kurtin: Faleminderit, u tregove konstruktiv

Pas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë këshilltari i Departamentit të Shtetit Chollet Derek, në New York ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ta falënderuar për “angazhimin konstruktiv” në gjetjen e zgjidhjes për uljen e tensioneve të shkaktuara rreth targave ilegale serbe që qarkullojnë në Kosovë.
“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge drejt de-eskalimit të tensioneve dhe përkushtimin që urgjentisht të punohet në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm”, përfundon cicërima e Chollet ”, shkruan Chollet në llogarinë në Twitter.

Kosova dhe Serbia arritën të mërkurën në mbrëmje një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, që kishte shtuar shqetësimet për nxitje tensionesh të reja./21Media

Back to top button