Pas aksionit të PSD-së, reagon ZRRE-ja

Pas aksionit të mbajtur sot nga PSD-ja ka reguar Zyra e Rregullatorit për Energji.
Përmes një postimi në Facebook thuhet se me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë, anëtarë të partisë politike PSD kanë hyrë sot në hapësirat e punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i pamundësuar punën stafit të ZRRE.

“Vendimet e Bordit, pas marrjes së tyre, revidohen dhe draftohen ligjërisht nga departamentet e ZRRE-së dhe bëhen publike pas integrimit të të gjithë komenteve të anëtarëve të Bordit. Ky është proces i rregullt dhe ZRRE pret ta publikojë draftin gjatë kësaj jave”, thuhet tutje në reagimin e ZRRE-së.
ZRRE-ja thotë se të gjitha vendimet e Bordit janë të publikuara në faqen elektronike të ZRRE-së.
ZRRE ka ftuar të gjitha partitë politike, siç thotë kjo zyrë, të përmbahen nga tendencat për të përfituar politikisht duke dhunuar e penguar punën e ZRRE-së.
Aktivistët e PSD-së, sot për një kohë kanë qëndruar në këtë zyrë, madje ata kanë ndalur energjinë elektrike në një pjesë të zyrës së ZRRE-së./21Media
Back to top button