Kështu pritet të duket Spitali i Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot kanë shpalosur “Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës”.
“U mblodhëm në tryezë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi,  Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila AlShamsi, Koordinatorin e TIKA-s Turke në Kosovë, Cihan Dinçer dhe miq e partnerë të tjerë për të shpalosur ‘Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’, të realizuar nga Kompania ICME”, ka njoftuar Rama.

Rama ka thënë se kryeqyteti ka nevojë të ketë spitalin e vet, në të cilin do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura për të akomoduar nevojat e qytetarëve në raport me shqetësimet dhe sfidat shëndetësore në të cilat hasin.
Në Facebook, kryetari Rama ka publikuar pamjet se si pritet të duket ky spital./21Media

Back to top button