Këta janë kandidatët për anëtarë të Bordit të AKP-së

6 kandidatë për anëtarë të Bordit të AKP-së

Pas propozimit nga Qeveria të kandidatëve për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), sot Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik në mbledhjen e saj ka proceduar për votim në seancën e Kuvendit kandidatët: Hasime Mazreku, Skënder Komoni, Ranko Gjokiq, Qemajl Behrami, Bekim Selimaj dhe Avni Ajdini.

Siç bëhet e ditur në dokument, vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Ndryshe, Bordi i AKP-së tash e një kohë është jo funksional.

Back to top button