Këta janë lojtarët më të mirë të Ligës së Kampionëve 2020/21
Reprezentuesi italian, Jorginho është një nga lojtarët e shumtë të Chelseat që janë në garë për çmimin Lojtari i Sezonit në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në 2020-21, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Evropiane me Chelsean, si dhe duke fituar Kampionatin Evropian EURO 2020.
Kjo e vendos atë në garën për çmimin ë Topit i Artë, dhe Jorginho është gjithashtu ndër kandidatët për Lojtarin e Sezonit në UEFA Champions League.
Ai do ta luftojë për këtë çmim në kategorinë Mesfushori i sezonit me shokun e skuadrës, N’Golo Kante dhe Kevin de Bruyne të Manchester Cityt.
Këta janë të gjithë të nominuarit për çmimet e më të mirëve në Ligën e Kampionëve:
Portierët: Thibaut Courtois (Real Madrid), Ederson (Manchester City), Edouard Mendy (Chelsea)
Mbrojtësit: César Azpilicueta (Chelsea), Ruben Dias (Manchester City), Antonio Rüdiger (Chelsea)
Mesfushorët: Kevin De Bruyne (Manchester City), Jorginho (Chelsea), N’Golo Kanté (Chelsea)
Sulmuesit: Erling Haaland (Dortmund), Robert Leëandoëski (Bayern), Kylian Mbappé (Paris)