Këto janë çiftet e javës së parë për sezonin 2021/22 në Superligën e Kosovës

Në ambientet e stadiumit ”Fadil Vokrri” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit për sezonin e ri 2021/22 të Superligës së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komisioni i Garave, të cilët ishin nën udhëheqje të kryetarit të këtij komisioni Abdyl Bellopoja.
Bellopoja shfrytëzoi rastin për t’i uruar klubet për një kampionat të suksesshëm, ku më pas edhe i njoftoi klubet rreth procedurave të shortit.
Pas tërheqjes së shortit, u mësuan edhe çiftet e javës së parë, të cilat janë:
Drita – Feronikeli, Llapi – Ulpiana, Malisheva – Prishtina, Ballkani – Dukagjini, Drenica – Gjilani
Sezoni i ri i Superligës së Kosovës 2021/22 fillon më datën 21 gusht.

Back to top button