Nis peticioni për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

 
Tifo-grupi i skuadrës së Prishtinës “Plisat”, kanë nisur sot peticion për vendosjen e përmendores së Adem Jashari në qytetin e Prishtinës.
“Plisat” kanë vendosur një tendë para shtatores së Skënderbeut, ku synojnë që të mbledhin sa më shumë nënshkrime, ku edhe kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin për t’ia arritur qëllimit të tyre.
Peticionin i pari e nënshkruajti kryetari i “Plisave”, Kushtrim Ramadani.

Back to top button