Këto janë dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë muaj me dy ndeshje që do të zhvillohen brenda tre ditëve.
“Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 24 shtator në udhëtim kundër Irlandës së Veriut.
Kjo sfidë zhvillohet në stadiumin “Windsor Park” në Belfast, me fillim nga ora 18:00.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo kundër Qipros më 27 shtator në “Fadil Vokrri”.
Të dy këto ndeshje janë të vlefshme për Grupin 2 të Ligës së Kombeve ku bënë pjesë edhe Greqia.
Kosova renditet e dyta në këtë grup me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia e vendit të parë. Irlanda Veriore është e treta me dy pikë, aq sa ka edhe Qipro në vendin e fundit.

Back to top button