Këto janë masat e reja kundër COVID-19 në institucionet korrektuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka informuar se bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 31 gusht 2021 deri më 15 shtator 2021, me Urdhër Operativ do të ndërmarrë disa masa.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga data e cekur më lartë, do të bëhet ndalimi i përkohshëm të gjitha vizitave familjare për të burgosurit në Institucionet Korrektuese, ndalimi i të gjitha vikendeve në shtëpi për të dënuarit, ndalimi i punës për të dënuarit jashtë Institucioneve Korrektuese, ndalimi i vizitave në lokalet e veçanta.
Po ashtu, do të bëhet aplikimi i sistemit virtual të komunikimit SKYP për të burgosur për të zhvilluar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcktuar nga Institucioni, do të lejohet shtimi i numrit të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe, do të bëhet kufizimi i transferimeve të burgosurve (vetëm rastet e domosdoshme), do të lejohet kontakti i të paraburgosurve me mbrojtësit e tyre për rastet që janë në zhvillim, me masat e parapara në urdhërin parapark dhe masat e ndërmarra me urdhërin operativ të datës 20.08.2021, të cilat nuk biejnë ndesh me këtë urdhër do të mbesin në fuqi.
Sipas SHKK-së, përjashtim nga ky urdhër janë, Instituconi i Avokatit të Popullit dhe organizatat që bëjnë monitorimin e të drejtave të njeriut, me të cilat MD/SHKK ka marrëvshje mirëkuptimi./21Media

Back to top button