Këto janë rezultatet nga tri ndeshjet e Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar të tri ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës, ku në derbin mes Gjilanit e Ballkanit, pas 90’ minutave lojë nuk ka fitues.
Skuadra e Gjilanit ka barazuar sot me rezultat 1:1 me skuadrën e Ballkanit, kurse në ndeshjen mes Dukagjinit e Malishevës fitues është skuadra vendase, e cila triumfoi me rezultat 2:0.
Në anën tjetër, Llapi ka arritur të regjistrojë fitoren e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës, pasi që e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 kampionin aktual Prishtinën.
Me pikët e reja, skuadra e Dukagjinit pozicionohet në vendin e tetë me nëntë pikë, kurse Malisheva zë vendin e pestë me 12 sosh. Skuadra e Llapit tani gjendet në vendin e nëntë në tabelë me gjithsej nëntë pikë, ndërsa Prishtina zë vendin e gjashtë me vetëm 10 pikë.
Ndërsa, pas barazimit 1:1, Gjilani zë vendin e tretë me 14 pikë, tre sosh më pak se kundërshtari i sotëm Ballkani që pozicionohet në vendin e dytë.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Dukagjini 2 – 0 Malisheva
Gjilani 1 – 1 Ballkani
Prishtina 1 – 2 Llapi

Back to top button