Këto janë shtatë shtyllat e PDK-së për Gjilanin

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku sonte në RTV21 shpalosi programin e saj për Gjilanin.
Shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik, bujqësia, siguria, kultura, rinia e sporti, bashkëpunimi i ngushtë me organizatat joqeveritare, Morina Bunjaku tha se janë shtatë shtyllat e programit të saj për Gjilanin.

Në garë për kryetar të Gjilanit janë gjashtë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon Nazim Gagica, nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Hyseni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri, i cili në mandatin e kaluar ka qenë kryetar komune, kurse Partia Demokratike e Kosovës këtë pozitë ia ka besuar Leonora Morina-Bunjakut. Në garë për kryetar të Gjilanit janë edhe dy kandidatë të pavarur, Gani Neziri dhe Lulzim Bexheti.

Në Gjilan janë 101 mijë e 62 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./21Media
Back to top button