Treni godet veturën, lëndohen 6 persona

Një veturë është goditur nga treni në fshatin Ujmir të Klinës, sonte rreth orës 18:00.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë e Kosovës për Rajonin e Pejës.
Rugova ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime truporte dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës./21Media
 
 

Back to top button