Këto janë shtyllat e programit të kandidatit të PSHDK-së për kryetar të Gjakovës
Kandidati i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ferdinand Kolaj sonte në RTV21 shpalosi programin e partisë së tij, me ç’rast tha se ofrojnë program të larmishëm dhe të realizueshëm.
Ai përmendi shtyllat e programit për fushën e arsimit, si dhe përmendi ndërtimin e çerdheve dhe pajisjen e shkollave me kabinete.
Në Gjakovë janë gjithsej 113 mijë e 165 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Gjakovës janë gjashtë kandidatë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfaqësohet nga Ardian Gjini, Lëvizja Vetëvendosje nga Mimoza Kusari Lila, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Teki Shala, NISMA Socilademokrate me Fazli Hoxhën, Partia Demokratike e Kosovës me Arbënesha Kuqin, ndërsa Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përfaqësohet me Ferdinand Kolajn./21Media