Shala i LDK-së: I kam hyrë garës për Gjakovën që komunën t’ia kthej qytetarit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës, Teki Shala sonte në RTV21 tha se i ka hyrë garës për të parin e Gjakovës vetëm me qëllim që komunën t’ia kthej qytetarit.
Ai tha se mungesa e kundërkandidatëve, Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës në emision tregon se ata nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me programet dhe idetë e tyre për zhvillimin e Gjakovës.
Tutje, Shala përmendi shtyllat e programit të partisë së tij për Gjakovën.

Në Gjakovë janë gjithsej 113 mijë e 165 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Gjakovës janë gjashtë kandidatë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfaqësohet nga Ardian Gjini, Lëvizja Vetëvendosje nga Mimoza Kusari Lila, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Teki Shala, NISMA Socilademokrate me Fazli Hoxhën, Partia Demokratike e Kosovës me Arbënesha Kuqin, ndërsa Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përfaqësohet me Ferdinand Kolajn./21Media

Back to top button