Këto probleme i shkakton stresi

 

Situatat stresuese janë pjesë e ditës së gjithësecilit prej nesh. Dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta dhe keni vështirësi për të fjetur mirë, por stresi ndikon edhe në shfaqjen e problemeve të tjera.

Njëra prej problemeve është sindroma e zorrës së irrituar. Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh te njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut.

Djersitja e tepërt është problemi tjetër që shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine. Ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden te pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla. Lloji i parë janë gjëndrat ekrine, që shkaktohen zakonisht kur bëni stërvitje. Ndërsa, të dytët janë gjëndrat apokrine, që sekretojnë djersë më shumë te pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit. Sipas mjekëve, kur jeni të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

Kërcitja e dhëmbëve është problem që studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve e njohur si ”bruxism”, kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar, duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

Problemi tjetër është rënia e flokëve, që sipas ekspertëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose krihni. Nëse ju bien flokët në mënyrë drastike, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin./21Media

Back to top button